Japonia ka dërguar më shumë se 2000 zjarrfikës për të luftuar zjarrin më të madh të pyjeve të vendit në tre dekada.
Të paktën një person ka vdekur nga zjarri, i cili ka djegur më shumë se 5200 hektarë rreth qytetit Ofunato në Japoninë veriore që nga e enjtja, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive (FDMA).
Megjithëse periudha janar-mars është zakonisht sezoni më i thatë i Ofunato-s, rajoni pa më pak reshje muajin e kaluar se çdo shkurt në më shumë se 20 vjet duke regjistruar vetëm 2.5 milimetra krahasuar me mesataren e zakonshme prej 41 milimetrash.
Rreth 4,600 njerëz janë ende nën urdhrat e evakuimit të qeverisë, pasi zjarri vazhdon të jetë prezent.
Gjithashtu më shumë se 1,200 njerëz janë strehuar në banesa sociale, sipas raportimit të mediave ndërkombëtare.