Një gjyq masiv ka nisur në Tunizi për rreth 40 kundërshtarë të Presidentit Kaïs Saïed, përfshirë politikanë, diplomatë, gazetarë dhe aktivistë kritikë të tij. Ata janë akuzuar për “komplote kundër sigurisë së shtetit” dhe “pjesëmarrje në një grup terrorist”.
Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights dhe Kombet e Bashkuara, kanë kritikuar këtë gjyq, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe një shkelje të drejtave të njeriut. Këto organizata kërkojnë nga autoritetet tuniziane të ndalojnë ndjekjen e kundërshtarëve politikë dhe të sigurojnë një gjyq të drejtë.
Një nga të pandehurit është Nadia Akacha, ish-kreu i kabinetit presidencial, si dhe liderë të tjerë të partive opozitare, përfshirë Abdelhamid Jelassi dhe Jaouhar Ben Mbarek.
Disa prej të pandehurve janë gjykuar në mungesë, pasi janë larguar nga vendi. Aktivistët dhe mbështetësit e të akuzuarve po protestojnë para gjykatës duke kërkuar liri për të burgosurit politikë dhe kundërshtuar gjyqet në distancë.
Ky gjyq është një reflektim i kontrollit autoritar të Saïed mbi sistemin gjyqësor pas shpërbërjes së parlamentit në vitin 2021 dhe ndryshimit të kushtetutës për të forcuar pushtetin e tij.