Përleshje midis forcave siriane dhe mbështetësve të Assad në Siri, mijëra njerëz të vrarë

Azia

Përleshje midis forcave siriane dhe mbështetësve të Assad në Siri, mijëra njerëz të vrarë

Më: 7 mars 2025 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Forcat e sigurisë të Sirisë janë përfshirë në luftime të ashpra me mbështetësit besnikë të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad në një zonë bregdetare të vendit.

Kjo është dhuna më e keqe në Siri, që kur rebelët rrëzuan Asadin në dhjetor dhe vendosën një qeveri tranzicionale islamike.

Një grup monitorues i luftës, observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani deklaroi se më shumë se 70 njerëz janë vrarë.

Një shtetrrethim është vendosur në qytetet port, Latakia dhe Tartous ku kanë shpërthyer luftimet.  Përleshjet nisën kur forcat qeveritare u zunë në pritë gjatë një operacioni të sigurisë në Latakia.

Janë dërguar përforcime dhe videot e publikuara në internet tregojnë të shtëna të forta armësh në disa vende.

Të enjten vonë, agjencia e lajmeve Step me bazë në Siri po raportonte se forcat e lidhura me qeverinë kishin vrarë rreth 70 ish-luftëtarë të regjimit, ndërsa më shumë se 25 të tjerë u kapën në Jableh dhe rrethina.

Gjithashtu ka pasur raportime për përleshje në qytetet Homs dhe Aleppo.  Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Sirisë, koloneli Hassan Abdul Ghani paralajmëroi mbështetësit e Asadit që luftojnë në Latakia përmes mediave shtetërore.

“Mijëra kanë zgjedhur të dorëzojnë armët dhe të kthehen te familjet e tyre, ndërsa disa këmbëngulin të ikin dhe të vdesin në mbrojtje të vrasësve dhe kriminelëve. Zgjedhja është e qartë: lini armët ose përballeni me fatin tuaj të pashmangshëm,” tha ai.

Rajoni është kthyer në një sfidë të madhe sigurie për presidentin e përkohshëm Ahmed al-Sharaa.

Aktivistët alavitë thanë se komuniteti i tyre i ishte nënshtruar dhunës dhe sulmeve që prej rënies së Asadit, veçanërisht në Homs dhe Lataki .

Ai po përballet me rezistencë edhe në jug, ku ditët e fundit ka pasur përleshje me forcat druze.

Në fillim të kësaj jave, ministri i jashtëm i Sirisë i tha mbikëqyrësit global të armëve kimike se qeveria e re ishte e përkushtuar të shkatërronte çdo rezervë të mbetur të prodhuar nga Assad.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat