Kosova sonte do të përballet me Sllovakinë, në takimin që zhvillohet në Bratislavë në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.
Dardanët pavarësisht disa mungesave janë të motivuar për të dhënë maksimumin në sfidën përballë sllovakëve.
Lojtarët janë grumbulluar të mërkurën e kaluar në Prishtinë, ku kanë qenë të karantinuar, por njëkohësisht janë stërvitur deri të dielën, derisa të hënën morën rrugën ndaj Sllovakisë. Nga dita e martë, stërvitjet i kanë vazhduar në Bratislavë.
Kosova pas ndeshjes së sotme (ora 19:00), më 28 tetor do të ndeshet me Islandën (nga ora 16:00). Të dy ndeshjet zhvillohen në Bratislavë.