Kombëtarja e Malit të Zi do të ndeshet me Gjermaninë gjatë të premtes në orën 21:00, në kuadër të xhiros së tretë të grupit G të kualifikimeve për Eurobasket 2022.
Ndeshja luhet nesër në palestrën e sportit “Palais des Sports de Pau” në Pau të Francës.
"Unë mendoj se të dy duelet janë njësoj të rëndësishme dhe me dy fitore, duhet të kualifikohemi në Eurobasket", - theksoi trajneri malazez Boshko Radoviq.
Gjermania është e përgatitur dhe synon fitore. Është interesant, se të katër kombëtaret e Grupit G, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Mali i Zi, secila ka nga një fitore e një humbje apo nga 3 pikë.