Kombëtarja e Sllovakisë e mposhti Kosovën me rezultat bindës 91:67, në kuadër të grupit B të parakualifikueseve të Kampionatit Botëror 2023, në ndeshjen që u luajt në Bratisllavë.
Basketbollisti më i mirë sllovak, Vladimír Brodziansky, për “sport.aktuality”, ka thënë: "Mendoj se ishte një ndeshje e mirë.
Ne luajtëm shumë mirë, trajneri na tha që në fillim, se do të ishte pak a shumë një betejë.
Ne luajtëm mirë nga çereku i parë, vendosëm një temp të mirë.
Ne jemi të kënaqur”.
Tomash Pavelka, befason me deklaratë: “Unë kam pritur që të jetë më vështirë. U përpoqëm të ndiqnim udhëzimet e trajnerit dhe ia dolëm me sukses, kishim energji të mirë duke e fituar takimin”.