Kombëtarja e Kosovës u angazhua maksimalisht por dot që të arrijnë rezultat të favorshëm ndaj Islandës.
Islandezët shënuan fitore me rezultat 86:62 (21:17, 24:12, 22:14, 19:19) kundër Kosovës, në kuadër të xhiros së katërt të grupit B të parakualifikueseve për Kupën e Botës 2023.
Basketbollistët Dardan Berisha, Lis Shoshi, Gëzim Morina, Samir Zekiqi etj. munguan, pothuajse komplet përbërja e parë, padyshim se ishin mungesa shumë të mëdha për Kosovën, kjo edhe ndikoi shumë në rezultat.
Po të ishin këta katër mungesa, i pari mungoi për shkak se është i infektuar me Covid 19, këta të fundit të lënduar, ndryshe do të ishte loja dhe rezultati. Kosova ia pa sherrin pandemisë!
Kosova e filloi mirë, udhëhoqi me 0:4 në minutën e 3-të, pastaj me 4:9 dhe 11:17, por islandezët patën një seri të mirë prej 10:0, duke avancuar me 21:17 në minutën e 10-të.
Në çerekun e dytë, Islanda ka luajtur më mirë dhe e thelloi epërsinë në 16 pikë (45:29) në minutën e 20-të.
Në çerekun e tretë përkatësisht në minutën e 27-të, rezultati 57:41 në favor të ishullorëve.
Islanda shënon fitore me rezultat 86:62 dhe prijnë me 7 pikë në grup, duke e lënë pas Kosovën me 6 sosh.
Te islandezët, Hordur Vilhjalmssonu u dallua me 22 pikë, ndërsa te Kosova Valon Bunjaku është me 12 pikë.
Dy ndeshjet e xhiros së fundit do të luhen në muajin shkurt, kundër Luksemburgut dhe Sllovakisë.
Islanda – Kosova 86:62 (21:17, 24:12, 22:14, 19:19)
Palestrat e sportit "Eurovia" në Bratisllavë.
Gjyqtarë: C. Stoica (Rumania), S. Chaykovskyy (Ukraina), V. Pitsilkas (Greqia).
Islanda: Fridriksson, Gudmundsson 13, Hlinason 12, Steinarsson, Vilhjalmsson 22, Arnar Björnsson 3, Fridksson 9, Hilmarsson 2, Gylfason, Jonsson 13, Nathanaelsson, Olafsson dhe Stefansson 12.
Kosova: Bunjaku 12, Kastrati 9, Mala 2, Mekaj 2, Zenelaj 4, Azemi 3, Çallakaj 7, Hajrizi 6, Morina 2, Rugova 2, Tmushiç 5 dhe Veseli 8.