NBA ende nuk e ka përpiluar kalendarin e ndeshjeve edhe pse sezoni i ri do të nisë më 22 dhjetor, pra pas më pak se 3 javësh. Megjithatë, ndeshjet që do të luhen më 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjes janë gati.
Ajo është dita me shikueshmërinë më të madhe të NBA-së, ndaj dhe për atë ditë gjithnjë rezervohen ndeshjet më të bukura. Atë ditë, në fushë do të zbresin thuajse të gjithë yjet e NBA-së.
Për këtë ditë, sfidat e planifikuara nga NBA janë:
Miami – New Orleans
Milwaukee – Golden State
Boston – Brooklyn
Lakers – Dallas
Denver – Clippers
Siç dihet, sezoni i rregullt 2020-2021 i NBA-së do të jetë më i reduktuar, me 72 ndeshje nga 84 që zhvillohen zakonisht. Kjo, për shkak të pandemisë Covid-19.