Sigal Prishtina ka arritur të transferojë një basketbollist të ri në skuadër.
Bëhet fjalë për fundorin nga Shqipëria, Daniel Lekndrekaj.
Lekndrekaj sezonin e kaluar djerësiti fanellën e skuadrës Goga Basket ndërsa këtë sezon u paraqit për Vëllazninë,
Ai paraqitet edhe për Kombëtaren Shqiptare të basketbollit, teksa në kualifikimet e fundit kishte mesatare prej 8.8 pikë për ndeshje dhe 5 kërcime për ndeshje.