Trajneri Fikret Shatri është i kënaqur me basketbollistët e tij, që po dëshmojnë lojëra të mira në Ligën e Parë të Kosovës.
“Të jesh klubi shembull nuk është e lehtë, pse?
Ky është viti i gjashtë i rithemelimit të klubit të basketbolli Istogu, duke garuar me produkt vendor, 100% djem nga
Istogu, duke i dhënë kuptim dhe vlerë punës tonë!
Këtë sezon, përfunduam në vendin e tretë, por pranvera do të jetë e zjarrtë, dhe te gjithë ata që mendojnë që do ta kenë të lehtë të na kalojnë, e kanë gabim!
Ne kemi vendin, tek me të mirët, por kjo do arrihet më punë te ndershme.
Istogu meriton”, ka shkruar Shatri në profilin e tij në facebook.