Skuadra e basketbollit, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin, Dragan Radovic.
Klubi i Yllit pas disa rezultateve negative në basketbollin vendor ka njoftuar se ka ndaluar bashkëpunimin me trajnerin e njohur, Dragan Radovic.
Trajneri i Yllit, Radovic ka potencuar se vendimi për largimin e tij ka qenë i klubit, ndërsa ka potencuar se është trajneri i lirë dhe po pret ofertat.
“Ishte vendim i klubit. Sa i përket të ardhmes, jam trajner i lirë dhe tani do të shohim”, tha shkurtimisht Dragan Radovic.
Golden Eagle Ylli aktualisht ndodhet në vendin e dytë me 10 pikë.