Ish selektori i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në basketboll (femra dhe meshkuj), Marjan Lazovski, sot ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.
“Basketbolli në Maqedoni që nga sot është më i varfër - Marjan Lazovski vdiq në moshën 58 –vjeçare, duke humbur betejën me koronavirusin.
Cilësitë e tija ishin të qarta dhe të njohura nga e gjithë fusha, por ajo që i bëri përshtypje Lazovski ishte dashuria e tij për sportin dhe vetëmohimi, gjithçka që ai dinte të ndajë me këdo që dëshironte të bëjë një hap përpara në basketboll.
Prandaj, mak-basketbolli sot humbi shumë më tepër sesa një ish-lojtar, ish-trajner”, shkruan mes të tjera “Ekipa.mk”.