Kroati Milan Komazec, ish basketbollist i brezit të artë të klubit të basketbollit Zara, ka ndërruar jetë.
Komazec ka qenë pjesë e ekipit të Zarës që kishte fituar tre tituj të kampionit në ish Jugosllavi, si dhe një Kupë. Ai kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij në Zarë. Për një kohë të shkurtër ai ishte gjithashtu trajner i ekipit të femrave të Zarës, njofton “24 sata”.
“Milan Komazec, ish basketbollist nga brezi i artë i udhëhequr nga legjendarët Kresho Çosiç dhe Pino Gjergj, vdes në moshën - 76 vjeçare”, shkruan Basketball.hr.
Milani gjithashtu është babai i një legjende tjetër kroate të basketbollit, Arijan Komazec.
Ata i dhanë lamtumirën, duke shkruar: “Një njeri i madh u largua, ai na ndihmoi shumë në punën tonë. Faleminderit Zeko, faleminderit për gjithçka”.
“Ai kishte mbaruar shkollën fillore, të mesme dhe Fakultetin Filozofik në qytetin e Zarës. Ai filloi të luante basketboll në Zarë, ku kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij në basketbollin aktiv. Ai gjithashtu luajti për Oriolik për një kohë të shkurtër, dhe për një kohë të shkurtër si trajner ai udhëhoqi ekipin e femrave të Zarës.
Pasi mbaroi karrierën e tij si lojtar, ai iu përkushtua gazetarisë, kryesisht sportit dhe ishte bashkëpunëtor i gazetës “Narodni” dhe “Slobodna Dalmacija”, shkruan Basketball.hr.