Klubi me renome basketbolli nga Prizreni ka larguar një basketbollist dhe ka përforcuar radhët me një tjetër.
“Vukçeviç largohet nga KB Bashkimi!
Basketbollisti nga Mali i Zi, Nikolla Vukçeviç, nga sot nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit.
Lojtari ka mbetur i lirë pas marrëveshjes së dyanshme për ta shkëputur kontratën me klubin.
Vendi i tij tashmë është i mbuluar me përforcimin e ri të zyrtarizuar dje, K.J. Robinson, i cili sot i bashkohet ekipit”, njofton KB Bashkimi.