Ishte një mbrëmje e lidhur me avionët ajo për Barcelonën.
Ndërkohë që Messi udhëtoi me avion privat drejt Argjentinës, basketbollisti i Barcelonës Tomas Heurtel u zbrit nga avioni në Stamboll.
Ai kishte udhëtuar me ekipin dhe pa nga afër humbjen e skuadrës së tij 86:79 kundër Efes.
Por kthimi nuk ishte siç kishte menduar.
Drejtuesit e Barcelonës mësuan që ai po firmoste me Realin dhe jo me Fenerbahcen siç kishte thënë. Ata vendosën që ta linin në Turqi.