Basketbolli ka rënie të madhe, ndryshe nuk mund të shpjegohet me vet faktin se dy skuadrat me traditë sot pësuan humbje.
Sigal Prishtina si vendas pëson humbje me rezultat 88:81 nga Rahoveci, ndërsa Trepça si mysafirë pëson debakël me rezultat 91:54 nga Golden Eagle Yll.
Kjo është dëshmi e qartë, basketbolli ka rënie të madhe.
Kur Trepça dhe Prishtina bie në fund të renditjes, është sinjali më i mirë se ku jemi.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, pjesa e pranverës do të jetë telashe e madhe për komunitetin e basketbollit dhe madje mund të kemi edhe një krizë ekstreme. Basketbolli është në udhëkryq, në krizë të thellë të cilësisë.
Vet fakti se Prishtina dhe Trepça përmbyllin fundin e tabelës me 13 pikë përkatësisht 12 pas dhjetë jave, kjo jep imazhin më të keq të ligës.