Vazhdojnë prurjet e basketbollistëve amerikanë në basketbollin e Kosovës.
Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe klubi i madh në vend, KB Trepça.
Klubi mitrovicas ka njoftuar se ka transferuar amerikanin Dillon Smith.
Smith është basketbollist që luan në pozitën 2.
Në ditët e ardhshme, Trepça ka thënë se do të ketë edhe dy apo tri prurje të reja.