Klubi i basketbollit Trepça nga Mitrovica shkarkon trajnerin pas rezultateve katastrofë, 2 fitore dhe 8 humbje në elitën e basketbollit të Kosovës.
"Ndahen rrugët me Neven Pllantak!
KB Trepça në bashkëkordinim dhe me pajtimin e dy palëve nga sot kanë ndërprerë kontratën me trenerin e skuadrës Neven Pllantak,
Klubi, tifozët si dhe i gjithë qyteti i Mitrovicës e falënderojn përzemërsisht për kontributin e dhënë dhe gadishmërin e treguar edhe në të kaluarën për ti ndihmuar klubit edhe në sfida dhe misione shumë të vështira",, njofton KB Trepça. Trepça renditet në fund të tabelës me 12 pikë!