Los Angeles Clippers arriti që ta fitoj ndeshjen kundër Denver Nuggets me rezultat 121-108.
Mirëpo, ylli i skuadrës Kawhi Leonard u lëndua në këtë ndeshje pasi pësoi një goditje me bërryl në fytyrën e tij. Ai pas goditjes ka marrë tetë qepje në fytyrë.
Clippers janë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur bëhet fjalë për dëmtimet, dhe në mënyrë të vazhdueshme e kanë ndjekur Leonardin në ndeshjet e sezonit të kaluar.
Zakonisht lëndimet e tilla nuk kanë nevojë për shumë kohë rikuperimi, kështu deklaroi edhe trajneri i Clippers, Ty Lue, duke u thënë gazetarëve pas ndeshjes se ai do të jetë mirë.
Klubi nga Los Angeles janë me fat që nuk kanë humbur yllin e tyre të skuadrës dhe po presin rikthimin e tij. Ndeshjen e ardhshme do ta luajnë kundër Dallas Mavericks.