KB Trepça po vazhdon me ndryshimet në ekip, pas transferimeve të mëparshme dhe ndërrimit të trajnerit, tani ata kanë zyrtarizuar edhe një basketbollist të ri.
Fjala bëhet për Staphon Blair, 27 vjeçari u transferua nga ekipi Fukushima.
Amerikani regjistroi një mesatare prej 11.2 pikësh, 9 kërcime dhe 0.8 asiste për Fukushiman.
Më poshtë mund të shihni postimin e klubit mitrovicas në rrjetin e tyre, Facebook.
Postimi i plotë
Pas rezultateve jo te pritshme deri me tani dhe pas nderrimit te kryetrajnerit, KB TREPÇA ka nënshkruar me lojtarin e pozitës qendër Staphon Blair.
Blair i bashkohët TREPÇËS nga ekipi Fukushima. VITI I RI do të na gjej edhe më të fort dhe më të bashkuar si kurrë më parë.
Për mos t'ju ikur asnjë njoftim zyrtar LIKE/FOLLOW faqën zyrtare të KB TREPÇA.
#TREPÇANABASHKON