Trajneri Arbnor Rifati, shumë i ri për nga mosha, por nga ndërtuar një ekip të frikshëm për ekipet e Superligës së Kosovës në basketboll. Ai me ekipin e Ponte Prizrenit shënuan fitore me rezultat 88:82 (20:20, 25:19, 19:25, 24:18) ndaj liderit Rahoveci, në kuadër të javës së 11-të.
Në minutën e 34-të,u barazua rezultati 72:72 por djelmoshat prizrenas treguan lojë më të mirë në minutat e fundit dhe ngadhënjyen me plot meritë!
Basketbollisti Xavier Cannefax është trim i fitores së ekipit prizrenas, duke realizuar 34 pikë.
Ai ka qenë fatal për rahovecianët.
Rahoveci nuk arriri të kthehet me fitore në duel me ekipin fqinj dhe aspak nuk i ndihmuan as 18 pikë të Isaiah Traylor dhe as 17 të Amadi Ikpeze. Ponte Prizreni ngrihet në pozitën e dytë me 19 pikë sa ka dhe lideri Rahoveci.
Ponte Prizreni i ka dhënë shkëlqim ligës dhe me pak fat në sfidat e ardhshme mund të marr edhe kreun e renditjes.