Los Angeles Lakers janë rikthyer tek fitorja pas humbjes së fundit, ata arritën të mposhtin Minnesota Timberwolves.
LA Lakers arritën fitore ndaj Minnesota Timberwolves me rezultat të thellë, 127 – 91. Kjo fitore vjen pas humbjes që pësuan nga rivali i qytetit LA Clippers.
Tani, Lakers në tre ndeshjet e fillimit të sezonit kanë dy fitore dhe një humbje.
Marc finds LeBron, LeBron finds the rim x 2.
— Los Angeles Lakers (@Lakers) December 28, 2020
(?: @SpectrumSN) pic.twitter.com/goam4n06S7
Më të dalluarit për Lakers ishin: Kuzma 20 pikë, LeBron James 18 pikë, Harrell/Gasol/Horton/Tucker – 12 pikë, Dennis Schröder – 11 pikë.
Marc Gasol ishte efektiv në të dyja anët e fushës me 12 pikë, 7 kërcime, 8 asistime dhe 4 bllokime.
Anthony Davis ishte jashtë ndeshjes për shkak lëndimit në këmbën e djathtë.