Mbase një nga humbjet më të mëdha në histori për skuadrën nga Florida.
Miami është mposhtur bindshëm me 47 pikë diferencë nga Milwaukee Bucks.
97-144 përfundoi takimi në “Airlines Arena”, me Khris Middleton që ishte më i dalluari i ndeshjes, me 25 pikë, 4 kërcime e 5 asistime.
Te vendasit ndërkaq u dallua Tylel Herro me 23 pikë, 3 kërcime e 7 asistime.
Në anën tjetër, LA Clippers është rikthyer te fitorja, pak pas humbjes turpëruese nga Dallasi.
Skuadra e Tyronn Lue fitoi ndaj Minnesotas, 124 – 101.
Më poshtë të gjitha rezultatet e ditës së sotme.