Astera Tuhina është shqiptarja e vetme që po luan në nivelet më të larta spanjolle.
Ajo është talentja më e madhe e basketbollit tonë dhe po tregon paraqitje të mira për ekipin e Deportivo Promete.
Në fakt, po i jep edhe një imazh të mirë shtetit të Kosovës.
“Basketbollistja 16-vjeçare nga Kosova, Astera Tuhina me sukses është duke u paraqitur me ekipin e saj Deportivo Promete në elitën spanjolle LFEndesa.
Federata e Basketbollit e Kosovës i dëshiron suksese të mëtutjeshme Asterës në karrierën e saj të ndritshme”, shkruan në faqen e facebookut të FBK-së.
Astera është kombëtare e Kosovës, e cila pritet të jetë lojtarja kryesore në vitet e ardhshme.