Janë mbyllur ndeshjet e këtij viti në Euroleague, teksa u zhvilluan sfidat e raundit të 17-të.
Skuadra ruse e CSKA Moskë e mbylli me fitore, duke mposhtur pas kohës shtesë 91-87 Armani Milano, duke korrur suksesin e 14-të në këtë edicion.
Në vendin e dytë ndodhet Real Madrid, që mposhti 73-65 Anadolu Efes, duke kaluar krizën e javëve të para.
Në vendin e tretë aktualishr ndodhen Barcelona e Bayern Mynih, me nga 11 fitore. Dy skuadrat u përballën mes tyre, me bavarezët që fituan 90-77 ndaj katalanasve.
Euroleague – Raundi i 17-të
Khimki Moskë – Olympiacos, 88-105
Anadolu Efes – Real Madrid, 65-73
Alba Berlin – Zalgiris Kaunas, 71-74
Maccabi Tel Aviv – Zenit st.Petërburg, 72-78
Baskonia Gasteiz – Valencia Basket, 71-70
Fenerbahce – Villeurbanne, 81-59
Crvena Zvezda – Panathinaikos, 74-71
Bayern Mynih – Barcelona, 90-77
Armani Milano – CSKA Moskë, 87-91