Arben Fetahu - personalitet dhe shembulli më i mirë për vitin 2020! Një personalitet që pak flet por më shumë vepron në momentet e duhura, ai është presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.
E para, Fetahu mori edhe një vlerësim të fuqishëm nga FIBA, duke ia besuar organizimin edhe të një ngjarje tjetër në muajin shkurt të vitit 2021, në kryeqytetin e Kosovës, parakualifikueset për Kampionatin Botëror 2023 (meshkujt).
Kjo është edhe një fitore për komunitetin e basketbollit dhe në tërësi të shtetit të Kosovës.
E dyta, themelohet Liga Unike në basketboll Shqipëri-Kosovë, që pritet të startojë në pranverë nëse lejohen që të zhvillohen sportet me dorë në shtetin shqiptar.
E treta, nga federatat kolektive, si futbolli, hendbolli, volejbolli dhe shumica e federatave tjera, që ende nuk i kanë mbajtur kuvendet zgjedhore, Fetahu mori guximin dhe shpalli zgjedhjet me 3 dhjetor për president të FBK-së, kuvend që u mbajt me 18 dhjetor në Prishtinë.
Kjo e bën personalitet dhe shembullin më të mirë për vitin 2020, se si sakrifikohet vetja.
Fetahu edhe pse e kishte mandatin deri në vitin 2021, vendosi ta sprovojë veten para kuvendarëve dhe e mori edhe një mandat katërvjeçar, nuk pati asnjë kundërkandidat, krejt si rrjedhojë e punës së tij.