Utah u mposhtë nga Phoenix me rezultat 96:106, por vëmendje mori basketbollisti i cili protestoi ashpr te gjyqtari.
Jordan Clarkson humbi durimin pasi topi doli jashtë dhe sipas tij, fajtori i vetëm ishte gjyqtari.
Për këtë arsye, Clarkson e shtyu gjyqtarin.
Për këtë, ai mori një vërejtje teknike, pasi çdo kontakt me gjyqtarin është i ndaluar.
Clarkson u përpoq të shpjegonte se kjo nuk ishte e qëllimshme.