Klubi i basketbollit Ponte Prizreni, si për rezultate, si për organizim është ekipi më i mirë për vitin 2020!
Ponte Prizreni është kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës, me 21 pikë të mbledhura, po aq pikë ka edhe Rahoveci, që gjendet në pozitën e dytë.
Në takimet e ndërsjella Ponte Prizreni është më i suksesshëm se rahovecianët, duke i mundur me 82:77 në Rahovec dhe pastaj me 88:82 në Prizren.
Ponte Prizreni si ekipi më i ri në Kosovë, iu tregoi rahovecianëve se kush është shefi!
Kryetrajneri Arbnor Rifati ka befasuar të gjithë, me një punë profesionale ka arritur të ndërtojë një ekip superiore, që dha frytet e veta, duke u stolis me titullin vjeshtor.
Ponte Prizreni pa asnjë dilemë është ekipi më i mirë për vitin 2020.