Skuadra e FC Prishtina Futsal ka bërë një transferim bombastik.
Klubi nga kryeqyteti ka transferuar futbollistin e njohur brazilian, Leandro Monteiro Freire – Leleko.
Ai së fundmi ishte pjesë e kampionëve të Brazilit, Boibravo Futsal.
Fc Prishtina Futsal do të luaj në Ligën e Kampionëve, ku do të luajnë kundër FC Barcelonës me 15 janar.
“Leandro Monteiro Freire – Leleko, lojtari brazilian është transferi më i ri i klubit të kryeqytetit.
Ai është 25 vjeçar dhe shquhet për talentin që ka në futsall, kështu edhe të dëshmuar ku vjen në Prishtinë si kampion aktual nga Brazili! MabetexPrishtinaFC, i uron mirë se ardhje në arenën e kampionëve, për të vazhduar sukeset së bashku”, ka shkruar FC Prishtina futsall.