Klubi i basketbollit Peja emëron trajnerin e ri për pjesën e dytë të kampionatit.
"KB Peja ka aritur marrevshje me trajnerin nga Turqia Semsettin Bas.
Trajneri Bas ka qenë trajner i Bursaspor për 4 sezone me radhë duke ngritur fillimisht Bursan në kategorinë superiore turke e pastaj edhe duke e dërguar ne FinalFour.
Vitin e kaluar ai ishte trajner i CSO Voluntari në elitën e Rumanisë.
Semsettin Bas ka qenë edhe një basketbollist me karrierë të shkëlqyer duke u aktivizuar per ekipet më të mëdha turke si Tofas, Pinar Karsiyaka, Turk Telekom e Galatasaray.
Mirësevjen ne KB Peja", njofton KB Peja.