Basketbollisti i Kombëtares së Kosovës, Drilon Hajrizi, së fundi ka luajtur për Pejën, rikthehet në folenë e vjetër, të KB Trepça nga Mitrovica.
“Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime!
Krejt këto janë vetja ime! Unë po i kthehem vetes sime!
Si lojtar profesionist, largimi ishte i pashmangshem. Si Drilon, e ndjej te nevojshme t'ju kërkoj falje për mungesën!
Mire se ju gjeta”, ka shkrua Hajrizi në profilin e tij në facebook.