Basketbolli si çdo sport tjetër në Kosovë, është ballafaquar me një periudhë shumë të vështirë, për shkak të pandemisë!
Ish basketbollisti Ismet Ferati, shprehet kritikë, e para për cilësinë e klubeve, e dyta, organizimi i vonshëm i klubeve dhe parashikon edhe cilat klube mund të janë kandidat për titullin e kampionit.
“Bota sot”: Si e sheh pjesën vjeshtore të basketbollit në kohë pandemie?
Ismet Ferati: Pjesa vjeshtore e basketbollit në kohë pandemie, lirisht mundëm të them që ka qenë njëra prej periudhave më të dobëta të basketbollit në 20 vitet e fundit.
Ndeshjet pa shikues, kualiteti tejet i dobët i ekipeve, organizimi i vonshëm i klubeve vetëm janë disa nga faktorët që Superliga e basketbollit është kaq e zbehtë për nga kualiteti dhe për këto arsye edhe përcjellja e ndeshjeve është monotone dhe jointeresante.
“Bota sot”. Çfarë iu befasojë më shumë në Caffe Superligën e Kosovës dhe kush është favoritë për titull?
Ismet Fetahu: Befasia më e madhe në Superligë por jo për të mirë është klubi i Prishtinës dhe vendi i parafundit në tabelë, me rrezikshmëri madje të te bjerë nga elita e basketbollit të Kosovës.
Favoritë kryesor për titull i shoh Pejën dhe Yllin nëse vazhdojnë me këtë përbërje dhe me ndonjë përforcim eventual. Ghithashtu Rahoveci dhe Ponte Prizreni kanë kapacitet të mirë për të shkuar larg,