Tifozeria e famshme mitrovicase, “Torcida”, reagon me kthimin e basketbollistit Drilon Hajrizi në folenë e vjetër, KB Trepça.
“Për hir te korrektësisë ndaj anëtarëve dhe qytetarëve tonë e shohim të arsyeshme të dalim me një komunikatë.
Siç u raportua sot në media tona lokale për ardhjen e një lojtari të padëshirueshëm u mblodh kryesia e Torcidës me liderat e nëngrupeve dhe unanimisht u votua kundër ardhjes së këtij lojtarit në fjalë. Nga sot e tutje do ta kundërshtojmë fuqishëm dhe nuk do te marrim përgjegjësi për gjërat që mund të ndodhin.
Me shumë bujë të madhe e kemi prit kryesinë e re dhe nga gjithë ai respekt që kishim për ta më nuk do ta kenë.
Aq e zbehtë ishte kërkim falja e tij saqë as kërkim falje nuk ishte, ti nuk na ke mungu asnjëherë përkundrazi ke qenë gjithmonë i padëshirueshëm në qytetin tonë dhe do t'vazhdosh t'jesh i tillë.
Shihemi se shpejti.
Lojtarët dhe kryesia shkojnë e vijnë, Trepça dhe ‘Torcida’ gjithmonë do të mbesin”, reagon ‘Torcida’.