Basketbollisti Drilon Hajrizi, anëtar i Kombëtares së Kosovës, sot konfirmoi se nga Peja rikthehet në folenë e vjetër, Trepça nga Mitrovica.
Tani del me një postim shumë interesant dhe falënderues për pejanët.
“Shkurt, faleminderit Pejë! Shqip, faleminderit Shqiponja! Shkurt e shqip, jeni shtëpia ime e dytë!”, shkruan Hajrizi në profilin e tij në facebook.
Pak me parë tifozët “Torcida” dolën me një komunikatë, se nuk e dojnë Hajrizin në klubin Trepça.
Dramë në Mitrovicë.