Stephen Curry është protagonisti kryesor i fitores së mbrëmshme të Golden State Warriors të cilën e arritën ndaj Portland Trail Blazers.
Pas një kohe të vështirë që përjetoi me formën jo të mirë, Stephen Curry është rikthyer furishëm duke u bërë protagonisti kryesor në fitoren ndaj Portland Trail Blazers të cilën Warriors e fituan me rezultat 137-122, Curry kishte shënuar 62 pikë në këtë ndeshje.
Pas lojës ai u shpreh se motivim për të ishin shakatë në rrjetet sociale që ishin bërë për të, ku tha se u bënë personale për të kështu që duhej të reagonte.
Curry, i cili më parë kishte arritur 54 pikë maksimum në karrierë, u bë lojtari i parë që nga ylli i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, në 2005 që shënoi të paktën 30 pikë në secilën gjysmë lojë, sipas “Elias Sports Bureau”. Stephen Curry, i cili shënoi 22 në çerekun e parë, ai ka shënuar të paktën 20 pikë në një çerek dhe shënoi 31 në gjysmë lojën dhe 31 në gjysmën e dytë.
Trajneri i Golden State Warriors, Steven Kerr, u shpreh i mahnitur nga Curry.
“Doja ta hiqja nga loja 42 sekondat e fundit, në mënyrë që të merrte një ovacion me ngritje në këmbë”, u shpreh me shaka ai, pasi nuk kishte tifozë të pranishëm.
“Eshtë për të ardhur keq që tifozët nuk ishin të pranishëm, situata me pandeminë i ka komplikuar gjërat, sepse jemi mësuar me ta”, tha Kerr.