Basketbollisti i Brooklyn Nets, Kevin Durant, një nga yjet e NBA-së, do të qëndorjë në karantinë një javë dhe nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Utah Jazz.
Shkak është bërë shkjelja e protokollit anti-Covid që ka miratuar NBA, pasi ka takuar persona që kanë qenë pozitivë me Covid-19.
Në fakt, vetë lojtari e ka kaluar virusin pranverën e vitit të kaluar, por thyerja e protokollit të sigurisë i ka kushtuar shtrenjtë Durant.
Durant nuk është lojtari i parë që detyrohet të bëjë 1 javë karantinë, pasi më herët edhe James Harden është pezulluar kur organizoi një festë private.