Basketbollisti i Philadelphia 76ers, Seth Curry ka mësuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë çerekut të parë të ndeshjes kundër Brooklyn Netsit.
Curry nuk hyri në ndeshje nga fillimi, por u ul në stol së bashku me bashkëlojtarët e tij.
Kur klubi mësoi se Curry ishte pozitiv me COVID-19, lojtari u izolua menjëherë në një dhomë të veçantë.
Ai largua nga salla veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës.
Sidoqoftë, e gjithë skuadra e 76ers u desh të izolohet në Nju Jork, ku ata do të presin rezultatet nga testet e reja.