Trepça nga Mitrovica është në krizë më të rëndë, pëson humbjen e 12 në kampionat.
Ponte Prizreni triumfon me rezultat 95:74 (27:20, 19:22, 21:12, 28:20) ndaj Trepçës, në takimin e javës së 14-të të Superligës së Kosovës.
Basketbollisti Jeremiah Paige është më i dalluari të Ponte Prizreni, duke shënuar 27 pikë, i ndihmuar nga Xavier Cannefax me 22 pikë.
Erving Robert Walker ishte më efikasi të mitrovicasit me gjithsej 26 pikë.
Trepça është në fund të tabelës (i 8-ti) me 16 pikë dhe Ponte Prizreni në pozitën e dytë me 24 sosh.