Basketbollistja kroate, Josipa Shilov (22 vjeçe), padyshim se është ndër më të bukurat e këtij sporti. Ajo është basketbolliste e shkëlqyeshme dhe në këtë sezon luan për Shibenikun.
Si ishte në Napoli? “E mrekullueshme. Një ditë do të doja të kthehesha përsëri atje, të paktën si turiste. Njerëzit janë me mentalitet si dalmatët, gjithmonë të gëzuar dhe të buzëqeshur.
Unë jetoja në një shtëpi me dy italiane, një bullgare, një lituane dhe për një kohë me një lojtare nga Vodice, Josip Ivas.

Kishim një zonjë të bukur që gatuante për ne”, ka thënë Josipa për portalin kroat “Veçernj list”.
Përveç basketbollit, stërvitjes dhe lojërave, keni ndonjë hobi të veçantë? “Më pëlqen ta kaloj kohën time të lirë në fshatin tim. Unë e dua natyrën”, tha Josipa.