Superliga e Kosovës në basketboll po përjeton një edicion mjaftë të fortë garues me sfida shumë interesante dhe të paparashikueshme.
Tashmë janë kompletuar 14 xhiro të këtij sezoni dhe skuadra e Rahovecit është lidere në renditjen tabelare.
Pas Rahovecit vjen Ponte Prizreni me 24 pikë, kurse në vendin e tretë Peja renditet me 23 pikë.
Tabelën e mbyllin Vëllaznimi dhe Trepça me 18, përkatësisht 16 pikë.