Skuadra e Milwaukee fitoi 121-99 ndaj Orlando, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e dominuar nga Bucks, ku u dallua Giannis me 22 pikë, mbështetur edhe nga Middleton e Portis me nga 20 pikë secili.
Philadelphia, e katandisur me vetëm 8 lojtarë, pësoi humbjen e tretë radhazi, pasi u mund 112-94 nga Atlanta (Young 26 pikë). Në sekondat e fundit fitoi ekipi i Portland, që mundi 112-111 Toronto, me McCollum që realizoi 30 pikë.
Anullohet një tjetër ndeshje për shkak të pandemisë Covid-19, ajo mes Dallas dhe New Orleans. Vijon momenti i mirë për skuadrën e Charlotte, që mundi 109-88 New York (Hayëard 34 pikë), ndërsa Memphis fitoi 101-91 ndaj Cleveland (Brooks 21 pikë).
NBA – Rezultatet e sotme
Charlotte – New York, 109-88
Cleveland – Memphis, 91-101
Orlando – Milwaukee, 99-121
Washington – Phoenix, 128-107
Atlanta – Philadelphia, 112-94
Dallas – New Orleans, e shtyrë
Portland – Toronto, 112-111
Sacramento – Indiana, 127-122.