Nuk i zgjati as dy javë dhe jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të KB Peja. Është fjala për Bas dhe sipas pejanëve janë arsyet familjare.
"Trajneri Bas jep doreheqje!
Mbrëmë trajneri Bas me keqardhje ka informuar Klubin për vendimin e tij për të mos vazhduar punën e nisur vetëm dy javë më heret.
Arsyet janë familjare dhe private të trajnerit.
Klubi është duke shikuar që të zëvendësoj trajnerin Bas në ditët në vazhdim e deri atehere Petrit Zeqiri rikthehet si ushtrues detyre", njofton KB Peja.