Trajneri i klubit të basketbollit Kosovahome Prishtina në konkurrencën e femrave, e ka mirëpritur vendimin e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, që shpërblimet nga 3000 janë rritur në 6000 euro për kampionen e Kosovës.
Si e komenton rritjen e shpërblimeve për kampionen e femrave, nga 3 mijë në 6 mijë euro, është një motiv shtesë?
“E përgëzoj vendimin e Bordit të FBK-së.
Normal që është qasje pozitive dhe vlerësim ndaj Superligës së Femrave.
Besoj që këto investime që po bëhen kohëve të fundit në Superligën e Femrave është sinjal që të ketë vëmendje në këtë drejtim”, tha Shatri për gazetën kombëtare “Bota sot”.