Skuadra e Bashkimit është përforcuar edhe me një tjetër lojtar.
Këtë e ka konfirmuar vetë ekipi portokalli përmes një komunikate zyrtare.
Bëhet fjalë për Stephen Croone, që në pjesën e dytë të edicionit do t’i ndihmojë prizrenasit drejt arritjes objektivave.
26 vjeçari së fundi është paraqitur në Bullgari, me Tundja Yambol.
Më poshtë edhe njoftimi i para pak çasteve:
Stephen Croone në KB BASHKIMI
Pllejmekeri amerikan, Stephen Croone, është përforcimi i këtij afati kalimtar për skuadrën tonë.
Croone sot është paraqitur për regjistrim në Federatë dhe në ditët në vijim pritet t'i bashkohet ekipit.
Ai më parë ka luajtur për skuadrën e kolegjit amerikan Furman Paladins, me të cilën është shpallur lojtari i vitit në Konferencën Jugore (SoCon) më 2016, dhe te skuadra Sioux Falls Skyforce në NBA G League.
Ai po ashtu ka karrierë në skuadrat europiane, pasi ka luajtur në Finlandë me skuadrat Kobrat dhe Ura Basket, si dhe së fundi në Bullgari me skuadrën Tundja Yambol. Te kjo e fundit ka pasur mesatare prej 18.5 pikëve për ndeshje.
26 vjeçarit Croone i urojmë mirëseardhje në familjen e madhe të KB Bashkimit.
Welcome Croone!
#forcaBashkimi #klubiiqytetit