Golden Eagle Ylli ngadhënjeu me rezultat të ngushtë 99:95 (26:24, 28:29, 26:23, 19:19) ndaj Ponte Prizrenit, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit në Prizren.
Ndeshje e fortë mes ekipit të Ponte Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit.
Të katërt çerekët u karakterizuan me lojë të mirë e me rivalitet, por therandasit ia dolën që të triumfojnë në saje të fatit sportiv.
Basketbollisti Erjon Kastrati ishte më efikasi me 24 pikë në radhët e Yllit, i ndihmuar nga Mitchell Wilbekin me 21 e Elyjah Clark 19 sosh.
Jeremiah Paige realizon 29 pikë, Arti Hajdari 20 dhe Divine Myles 20, lojtarë që shënuan më së shumti pikë të Ponte Prizreni.
Pas javës së 15-të në Superligën e Kosovës, Ponte Prizreni renditet në vend të tretë me 25 pikë dhe Ylli është një pozitë me poshtë, ka 24 sosh.