Golden Eagle Ylli nga Theranda ka shënuar fitore të madhe me rezultat 96:73 (25:19, 21:28, 23:16, 27:10) ndaj Bashkimit nga Prizreni.
Në dy çerekët e fundit vendasit treguan lojë shumë më të mirë dhe arritën edhe deri të fitorja.
Basketbollisti Mitchell Wilbekin realizon 25 pikë, i ndihmuar nga Samir Zekiqi 23, që janë me të merituarit për fitoren e ekipit të tij. Endrit Hysenagolli shënon 24 pikë por nuk i ndihmuan ekipit prizrenas që ta shmang humbjen.
Pas javës së 16-të në Superligën e Kosovës, Bashkimi mban vendin e pestë me 24 pikë, ka dy me pak se Ylli një pozitë më lart.