Fitore e vështirë e Los Angelos Lakers-ave! Ata kanë mposhtur me vështirësi skuadrën e Milwaukee, me rezultat 113-106.
Lejkersat iu rikthyen fitores, pasi që ditë më parë u befasuan nga Golden Stejt Uorriors, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte Lebron Xhejms. Ky i fundit arriti që të realizoi 34 pikë, 8 asiste dhe gjashtë kërcime, duke shënuar më shumë pikë në një përballje të sezonit të ri.
Milwaukee rrezistoi në 3 pjesët e ndeshjes , që të mundën në atë të katërt, ku Antetokoumpo realizoi 25 pikë, që nuk ishin të mjaftueshëm që të ndalen kampionët aktual.
Skuadra e Milwaukee me 9 fitore dhe 6 humbje në Konferencën Lindore, sfidën e radhës do ët ketë ndaj Atlanta Houks. Ndërkohë Los Anxhelos Lejkers, si lider të Konferencës Perëndimore (12 fitore, katër humbje), do të takohn me Çikago Bulls në shtëpinë e tyre.