‘Final Eight’ i Kupës së Kosovës në basketboll do të zhvendoset në Therandë, pasi fillimisht u planifikua të mbahej në Rahovec, shkruan Insporti.
Burimet e Insportit bëjnë me dije se FBK-ja ka marrë vendim që ‘Final Eight’ të luhet në palestren ”13 qershori”, në Suharekë.
Fillimisht, palestra ”Mizair Isma” ishte mikpritëse e kësaj gare, mirëpo dje përmes një komunikate, KB Rahoveci ka hequr dorë për organizimin.
Krejt kjo sipas tyre, ”për dëmin që po i bëhet nga referimi gjatë tërë këtij kampionati”.
Dhe KB Ylli u shpreh i gatshëm për të organizuar këtë garë, e cila pritet të mbahet nga 3 deri më 7 shkurt.
Në media gjithashtu u raportua se pritet të lejohet pjesëmarrja e 200 tifozëve ultras, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar.