Basketbolli si të gjitha sportet tjera të Republikës së Kosovës, u ballafaqua me peripeci të ndryshme në vitet e 90-ta, duke u sulmuar rëndë nga regjimi serb.
Ismail Kokaj i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër basketbollistët e dalluar të viteve të 90-ta, kur luante përkrah Blerim Vuniqit, Arben Fetahut, Artan Çerkinit, Blerim Krasniqit, Agon Fehmiut, Blerand Stavilecit etj.
Kokaj ka dhënë kontribut në ato vite, duke sakrifikuar për të mirën e këtij e sporti.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/23/auto_84389131_1485222578324320_5660843302811991508_n1611422522.jpg)
Ismajl Koka, në të majtë ulur dhe i dyti me numër dhjetë
Ai, së bashku me mijëra sportistë të tjerë, iu kundërvunë fuqishëm agresorit serb.
Të jesh basketbollist i asaj kohe, ka qenë shumë vështirë, për shkak të presioneve dhe kërcënimeve nga milicia e pushtuesit serb. Me gjithë kërcënimet që vinin në atëkohë, Kokaj nuk u ndal por me krenari luante në Kampionatin e Republikës së Kosovës, në kushte të rënda, salla të improvizuara apo edhe në ambient të hapur, edhe aty të përndjekur e të keqtrajtuar nga agresorit serb.
Sot është krenar që sado kudo dha kontribut për sportin dhe shtetin e Kosovës, në vitet më të rënda, kur jeta ishte në rrezik në çdo sekondë nga bandat dhe milicia serbe.
Ai, sot i kushton rëndësi më shumë skijimit dhe e ka për zemër, por gjithmonë me mendje të basketbolli, ku e kaloi pjesën më të mirë të rinisë së tij.