Klubi i Basketbollit Vëllaznimi ka arritur të përforcohet me dy basketbollistë të huaj.
Gjakovarët përmes faqes zyrtare kanë njoftuar se kanë angazhuar basketbollistët, Emmanuel Omogbo dhe Deondre Ray.
Omogbo ishte pjesë e skuadrës së Golden State Warriors në Summer League të vitit 2017 (Summer League është lloj faze përgatitore në të cilën skuadrat provojnë basketbollistët e rinj)
Dy basketbollistët në fjalë pritet të debutojnë në takimin e sotëm nga KB Bashkimit.